TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Gusht 2025, 12:23

Ishin nisur për në Gjermani, lirohen dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar në Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Ishin nisur për në Gjermani, lirohen dy vëllezërit
Lirohen dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar, pak ditë pas arrestimit në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress nipi i familjes, Ervin Hoxha i cili ka thënë se ata janë shëndoshë e mirë dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët.

“Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”, ka thënë Hoxha.

Dy vëllezërit u arrestuan si të dyshuar për “kryerjen e një krimi lufte kundër popullsisë civile me disa anëtarë të UÇK-së më 9 gusht, 1999″.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk është prononcuar në lidhje me çështjen. 

lirohen dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar në serbi

Lini një Përgjigje