TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Gusht 2025, 09:17

Aksident i rëndë në Kosovë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kosovë, 1 i vdekur dhe 5 të

Një person ka humbur jetën ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Klinë të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës, i cili konfirmon se të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë po ashtu u konfirmua dhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai raportoi se një automjet është përplasur me një autobus, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje