TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Gusht 2025, 11:54

“Tym i zi” nga Kuvendi i Kosovës, dështon votimi për zgjedhjen e Haxhiut; humbet edhe Gërvalla

Shkruar nga Pamfleti

“Tym i zi” nga Kuvendi i Kosovës, dështon votimi për

Asgjë e re nga Kuvendi i Kosovës. Seanca e thirrur për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit ka dështuar, ndërsa Albulena Haxhiu e propozuar nga Vetëvendosja nuk ka siguruar numrin e nevojshëm të votave për të marrë pozicionin drejtues.

Në sallë ishin 116 deputetë, nga të cilët 57 votuan për zgjedhjen e Haxhiut, 56 kundra dhe 3 abstenuan.

Pas këtij dështimi, në votim u hodh edhe emri i Donika Gërvallës, por as ajo nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme për t’u zgjedhur.

Bazuar në vendimin e Kushtetueses, tashmë mbeten edhe dy procese të tjera, pasi për të njëjtin kandidat lejohen maksimumi tri votime.

Seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht në orën 10:00.

 

Lini një Përgjigje