TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Gusht 2025, 21:20

Dështoi të zgjidhej në krye të Kuvendit të Kosovës, reagon Donika Gërvalla

Shkruar nga Pamfleti
Dështoi të zgjidhej në krye të Kuvendit të
Donika Gërvalla

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka reaguar pasi dështoi të zgjidhej Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, kryediplomatja e Kosovës në detyrë shkruan:

“E thënë me fjalët e poetit:

Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

Ministrja e Punë të Jashtme dhe Diasporës në detyrë Donika Gërvalla sot ishte pjesë e votimit për kryetare të re të Kuvendit.

Ajo ishte e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me të cilën është partia Guxo, kryesuese e së cilës është edhe vetë Gërvalla.

Kjo e fundit u propozua për kryetare e të re të Kuvendit pasi Albulena Haxhiu dështoi të merr votat e nevojshme, për herë të shtatë me votim të hapur, e para kjo pas vendimit të Kushtetueses ku kërkohet që votimi të jetë i hapur dhe që partia e parë të nominojë një kandidat të njëjtë vetëm tri herë.

Gërvalla përjetoi fatin e Haxhiut duke mos marrë më shumë se 57 vota ose katër më pak se 61 sa janë të nevojshme.

Kujtojmë, deputetja e VV-së Shqipe Mehmeti Selimi nuk ka marrë pjesë në votimin për Gërvallën, por ajo sqaroi më herët se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me motive partiake.

ngerci ne kuvendin e kosoves donika gervalla

Lini një Përgjigje