TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Shkurt 2026, 17:05

Seanca konstituive, VV propozon Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
Seanca konstituive, VV propozon Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi
Haxhiu & Kusari

Sot, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancën konstituive, e cila do të nisë nga ora 17:00.

Para seancës, Mimoza Kusari, nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se Albulena Haxhiu do propozohet për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Lila deklaroi se ka mundësi që sonte të mbahen dy seanca. Ajo theksoi se sot është shumë e rëndësishme që sot të votohet për kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj të mund të procedohet me qeverinë.

...Është shumë e rëndësishme që sot të votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët e Kuvendit, dhe pastaj të votohet qeveria që mund të procedojë me punë sa më parë... Ka gjasë që sonte të jenë dy seanca. Gjegjësisht sot të jenë dy seanca: njëra që fillon në orën 17:00, që ka të bëjë me organet e Kuvendit, dhe tjetra e cila fillon pastaj varësisht nga sa do të zgjasë kjo e para, që nuk besoj shumë”, tha ajo, duke vlerësuar qasjen bashkëpunuese të partive politike.

kosove albuena haxhiu mimoza kusari

Lini një Përgjigje