Naim Murseli, i akuzuar si porositës i vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, ka paraqitur kërkesë për të takuar fëmijët e tij dhe biznesmenin Behgjet Pacolli.
Gjykata njoftoi se për çështjen e fëmijëve ka kontaktuar autoritetet suedeze dhe po pret përgjigje prej tyre.
Ndërkohë, kërkesa për komunikim me Pacollin nuk është miratuar, pasi sipas sqarimit të dhënë në seancë, ligji nuk e lejon kontaktin me persona që përfshihen në kategoritë e ndaluara.
Ende nuk ka informacion mbi arsyet që e shtynë Murselin të kërkojë takim me Pacollin. Në vitin 2017, ai ka ushtruar detyrën e këshilltarit gjatë kohës kur Pacolli drejtonte Ministrinë e Punëve të Jashtme.
"Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa për kërkesën që keni bërë për të komunikuar me Behgjet Pacollin, ajo është kërkesë që nuk lejohet sepse hyn në kategorinë e personave që nuk e lejon ligji", i është thënë nga Gjykata.
Për vrasjen e 30-vjeçares po gjykohen tre persona: Naim Murseli, Granit Pllana dhe Kushtrim Kokalla.
Lini një Përgjigje