
Një tërmet me magnitudë 4.7 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, rreth orës 22:05, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC/CSEM).
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 22 km në lindje të Prizrenit, me thellësi shumë të vogël vetëm 5 km. Tërmeti është ndier në në Kukës dhe në veri të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Epiqendra mësohet se ishte në Shtërpcë të Ferizajt. Aktualisht nuk raportohet për dëme.
#Earthquake (#tërmet, #земјотрес) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M4.7 || 23 km SE of #Prizren (#Kosovo) || 4 min ago (local time 22:05:28). Follow the thread for the updates???? pic.twitter.com/9vAXvz5gOP
— EMSC (@LastQuake) February 10, 2026
Lini një Përgjigje