TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shkurt 2026, 10:16

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në Hagë

Shkruar nga Pamfleti
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot dita e dytë e
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale me seli në Hagë vijon sot dita e dytë e deklaratave përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve, duke i konsideruar përgjegjës për veprimet e tyre si ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Katërshja përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa të gjithë kanë deklaruar pafajësi për veprat që u atribuohen.

Sipas aktakuzës, ngjarjet për të cilat ata akuzohen dyshohet se kanë ndodhur nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, dosja do t’i kalojë trupit gjykues. Gjyqtarët kanë afat tre muaj për të shpallur vendimin, ose mund të kërkojnë shtyrje të këtij afati.

 

procesi ndaj ish-krerëve të uÇk-së

Lini një Përgjigje