TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shkurt 2026, 12:18

Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë

Vijon në Gjykatën e Hagës seanca në ngarkim të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa një ditë më parë u kvrkua dënimi me 180 vite burg për 4 të pandehurit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Ëesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja.

Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”, tha Prokuroria.

gjykata e hages uÇk thaci

Lini një Përgjigje