
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është qëllimi dhe fati i Kosovës dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara.
Në nisje të takimit në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, Kurti është shprehur të hënën se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.
Sipas Kurtit, Brukseli e Uashingtoni janë të angazhuara me Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike.
“Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma, ndërkaq mbështetja e BE duhet të jetë financiare. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë listën e projekteve indikativë. Sa i përket reformave, aty e kemi në qendër reformën e administratës...Ndërkaq, për projekte e kemi energjinë e gjelbër”, është shprehur Kurti.
Lini një Përgjigje