TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Janar 2024, 07:32

Vdekja e 18 vjeçarit në Kosovë, të miturit që e rrahën janë djem biznesmenësh

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 18 vjeçarit në Kosovë, të miturit që e

17-vjeçari Artiol Abdullahu dhe 16-vjeçari Elton Kadriu dyshohet se janë dy të miturit që përplasën qëllimisht me makinë dhe më pas e dhunua për vdekje me shufra metalike 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu.

Ngjarja ka ndodhur gjashtë ditë më parë në Podujevë të Kosovës. Lulzim Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda dhe si pasojë e plagëve të marra 18-vjeçari ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Mediat vendase raportojnë se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.

Sipas raportimeve, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut, i cili në videon shokuese të publikuar në media shfaqej duke i rënë me dhjetëra herë një shufër të fortë pas koke viktimës. Besim Kadriu është pronar i një biznesi për dhënien e automjeteve me qira (rent a car) me emrin “Besi”.

Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.

Sipas xhaxhait të viktimës, Lulzim Fejzullahu ishte me të dy prindërit jetim. Në prononcimin e dhënë për mediat, ai tha se shkaku i sherrit mes adoleshentëve kishte qenë një konflikt për radhën në një berberhane të qytetit.

vdekja e 18-vjeçarit e dhunuan për vdekje

Lini një Përgjigje