TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Janar 2024, 07:53

U përplas me makinë dhe u dhunua brutalisht, ndërron jetë në spital 18-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

U përplas me makinë dhe u dhunua brutalisht, ndërron jetë

18-vjeçari Lulzim Fejzullahi që u dhunua brutalisht pak ditë më parë në Podujevë ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ndodhej në kujdes intensiv pasi kishte dëmtime të rënda në kokë.

“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka deklaruar për mediat mjekja Agreta Gashi.

Sipas mediave në Kosovë i riu ndodhej prej 6 ditësh në spital duke u trajtuar pasi kishte marrë lëndime të rënda në kokë.

Raportohet se ai është dhunuar nga një grup personash në qytetin e Podujevës për arsye ende të paqarta, ndërsa dyshohet se para të goditej ai është përplasur fillimisht me makinë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka deklaruar se rasti i iniciuar fillimisht si “Vrasje në tentativë” tani është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Lini një Përgjigje