TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Janar 2024, 14:08

Forumi Ekonomik në Davos, Kurti: SHBA është mik dhe aleat i çmuar, presim bashkëpunim të vazhdueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Forumi Ekonomik në Davos, Kurti: SHBA është mik dhe aleat i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Danas, teksa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, ai shkruan se në fjalën e tij hyrëse ka folur për Kosovën, duke e quajtur atë si një histori suksesi.

“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songëe Vera, të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkruan Kurti.

Po ashtu, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës ka zhvilluar takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

Ditën e martë, ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien të cilët kanë diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkruan Kurti.

Në fillim të punimeve në Davos, ai theksoi se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Lini një Përgjigje