TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Janar 2024, 12:05

Avokati serb akuza të forta ndaj Vuçiçit: Ju ishit ministër i Millosheviçit kur u vra 7-vjeçarja në Prekaz

Shkruar nga Pamfleti
Avokati serb akuza të forta ndaj Vuçiçit: Ju ishit
Vuçiç dhe Sllobodan Millosheviç

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka vazhduar me akuza në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Avokati serb gjatë ditës së djeshme ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari gjersa ka kërkuar edhe falje për krimet e kryera gjatë vitit 1999.

Ai ka rikujtuar se udhëheqësi serb ishte ministër i Propagandës gjatë kohës së qeverisë së udhëhequra nga krimineli, Sllobodan Millosheviç, kur u vra në Prekaz shtatëvjeçarja Blerina Jashari në Prekaz.

“Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviçit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi në platformën X.

“Sistemi i Millosheviçit ju shpëtoi nga arrestimi dhe dënimi me 20 vjet burg, duke fshehur dokumentet dhe provat për ju në vitin 2000”, shtoi ai.

Kjo vizitë e avokatit serb është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së presidentit serb.

Një javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviç, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte rrahur brutalisht dhe ishte torturuar psiqikisht nga shërbimi sekret serb. 

 

sllobodan millosheviç vuçiç

Lini një Përgjigje