TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Janar 2024, 11:22

18 vite nga vdekja e Rugovës, Kurti: Ish-kryeministri ka kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

18 vite nga vdekja e Rugovës, Kurti: Ish-kryeministri ka kontribuar në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë marrë pjesë sot në homazhet e zhvilluara në nder të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Sot shënohen 18 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurti tha se ish-presidenti Rugova kujtohet sot për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Ai shtoi se si shkrimtar shqiptar, Rugova e kuptonte si rrallëkush ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta, sipas Kurtit.

“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës dhe kolegë të tjerë nga institucionet e shtetit vendosëm lule të freskëta tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë, por edhe president i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile. Si shkrimtar shqiptar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta”, u shpreh Kurti.

Lideri historik i Kosovës ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Lini një Përgjigje