TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 12:29

Provokojnë serbët, simboli “Z” i Putinit shfaqet në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Provokojnë serbët, simboli “Z” i Putinit shfaqet në

Gjatë tubimeve në veri të Kosovës, serbët në veturat e Policisë së Kosovës dhe në ato të KFOR-it kanë shënuar shkronjën “Z”, simbolin e Putinit në luftën pushtuese në Ukrainë.

Po ashtu, në mesin e protestuesve serbë sot janë parë edhe persona të maskuar e për të cilët eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se mund të ketë të gatshëm edhe për sulme terroriste.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të institucionit të sigurisë së Kosovës.
Po ashtu sot rreth orës 9:00 kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lëshoi më herët një paralajmërim të zymtë. Sipas tij, diçka që nuk është parë pritet të ndodhë në Kosovë, ku siç tha, situata është me e vështira deri më tani. “Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ëndërron të jetë Zelensky”, tha Vuçiç.
Ai shtoi më tej se zyrtarët europianë ishin të shqetësuar mbi atë që do të ndodhte neveri, pasi sipas tij, serbët patjetër që do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin ne objektet e tyre të uzurpuara. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

tensionet në veri simboli “z” i putinit

Lini një Përgjigje