Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.
Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trump-in, në kaos me presidentin aktual të SHBA, Joe Biden.
“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trump-it, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkruajti ai në Twitter.
Mëngjesin e sotëm një numër i protestuesve serbë kanë dalë para objekteve komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Synimi i tyre është që të mos i lejojnë kryetarët e zgjedhur që të futen në komunë.
Policia ka dalë me një njoftim për shtyp, ku bën me dije seprotestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut; në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Po ashtu policia njofton se, para objektit të komunës së Zveçanit, protestuesit kanë tentuar të kalojnë me dhunë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës.
Lini një Përgjigje