TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 11:12

"Je tradhtar"/ Tensionohet situata në veri të Kosovës, serbët godasin kryetarin e Listës Serbe

Shkruar nga Pamfleti

"Je tradhtar"/ Tensionohet situata në veri të Kosovës,

Janë përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Radio Evropa e Lirë bën me dije se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është sulmuar me shishe nga protestuesit serbë, pasi u kërkoi këtyre të fundit që të largohen nga selia e komunës në Zveçan. 

Protestuesit nuk e kanë pritur mirë thirrjen e Rakiç dhe kanë qëlluar drejt tij me shishe duke thirrur 'tradhti'. 

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar.

Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

Gjithashtu misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund të nxisin tensione apo të shkaktojnë përshkallëzim”.

KFOR-i tha se, në përputhje me mandatin që ka, është i gatshëm “t’i ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Ky mision konfirmoi se mëngjesin e 29 majit ka shtuar praninë në komunat në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve.

tensionohet situata në veri të kosovës

Lini një Përgjigje