
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo e fundit fitoi zgjedhjet, por e ka të vështirë të krijojë e vetme qeverinë dhe ka pasur zëra se do shkohet drejt një aleance me PDK. Por duket se PDK po sinjalizon se do të tentojë ajo të krijojë qeveri me partitë e tjera të opozitës.
Ai theksoi se zgjedhjet e fundit kanë treguar qartë vullnetin për ndryshim dhe se partia e tij do të punojë për të krijuar një qeveri që reflekton këtë vullnet.
“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ata duan pushtet absolut. Nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim“, tha Bedri Hamza para mediave.
Ai shtoi se janë të gatshëm për koalicion me partitë opozitare, por se duhet të priten rezultatet përfundimtare.
“Ne do të punojnë të iu japim qytetarëve atë qeveri që e kërkojnë dhe për çka votuan. Partisë së parë i takon të provojë të krijojë institucionet, nëse nuk mundet ne opozita jemi të gatshëm të ofrojmë një qeveri që qytetarët e duan”, shtoi më tej.
Lini një Përgjigje