TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shkurt 2025, 14:16

KQZ numëron 93% të votave, LVV kryeson; rezultatet e deritanishme për partitë e tjera 

Shkruar nga Pamfleti

KQZ numëron 93% të votave, LVV kryeson; rezultatet e deritanishme

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë.

Deri më tani janë numëruar 2362 kuti nga 2533 në total, ose ndryshe 93.25%, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Ashtu si edhe pritej  Lëvizja Vetëvendosje renditet në krye me numrin më të madh të votave, por deri tani rezulton të ketë siguruar vetëm 41.01% të tyre, pa e përsëritur dot  suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur siguroi pa shumë mundim mbi 50 për qind të votave dhe krijimin e rehatshëm të qeverisë.

E dyta renditet Paria Demokratike e Kosovës me 22.46% me 176570 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.66%, me 138833 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë marrë 7.51%, me konkretisht 59036 vota nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 3.88 %(30485  vota) dhe Koalicioni për Familje 2.29%, 17684 vota.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1,970,944 qytetarë, ndërsa kanë votuar 799,954 prej tyre.

 

 

 

Lini një Përgjigje