TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shkurt 2025, 12:24

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit rënie me gati 10 për qind, LDK dhe PDK pësojnë rritje nga 2021-shi!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit rënie me

Në Kosovë deri më tani janë numëruar mbi 90 për qind të votave për subjektet politike. Rezultatet e partive deri më tani mbeten të tilla; Lëvizja Vetëvendosje (LVV)- 41,13 për qind, Partia Demokratike e Kosovës (PDK)- 22,04 për qind, Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK)- 17,97 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- 7,64 për qind dhe Lista Serbe- 4,04 për qind.

Krahasimi i zgjedhjeve 2021-2025:

Në një analizë të thjeshtë statistikore, krahasuar me zgjedhjet e viti 2021, parti e cila ka pësuar rënien më të madhe është ajo e kryeministrit Albin Kurti. Në vitin 2021 LVV-ja rezultoi të kishte 50,28 për qind, krahasuar me 41,13 për qind në 2025, gjë që pasqyron një rënie prej 9.15 për qind në këto zgjedhje .

PDK-ja nga ana tjetër ka parë një rritje mesatare krahasuar me zgjedhjet e shkuara. Në 2021 PDK-ja kishte 17.01 për qind, krahasuar me 22,04 për qind në 2025, pra një rritje me 5.03 për qind në këto zgjedhje.

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit rënie me

LDK-ja nga ana tjetër edhe pse doli parti e tretë në këto zgjedhje, ka pasur një rritje gjithashtu mesatare. Në vitin 2021, LDK-ja kishte 12,73 për qind, krahasuar me 17,97 për qind në 2025, pra një rritje prej 4,94 për qind në këto zgjedhje.

Edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt ka pësuar një ulje të lehtë. Në vitin 2021 AAK-ja kishte 9,64 për qind, krahasuar me 7,64 për qind në 2025, një ulje me 2 për qind në këto zgjedhje.

Lista Serbe gjithashtu pësoi tkurrje. Në vitin 2021 Lista Serbe mori 5.09 për qind, krahasuar me 4,04 për qind në 2025, pra një ulje prej 1.05 pikë përqindje.

Vlen të theksohet se ende nuk janë numëruar të gjitha votat si dhe nuk janë përfshirë ende vota e diasporë dhe shifrat mund të ndryshojnë në të ardhmen edhe pse jo me diferencë të madhe./Pamfleti

Lini një Përgjigje