TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shkurt 2025, 10:11

Dyshohet se sulmoi 2 persona, arrestohet ministri i qeverisë Kurti 

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se sulmoi 2 persona, arrestohet ministri i qeverisë Kurti 

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se dje, ka sulmuar fizikisht dy persona.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Sipas medias së Kosovës Kallxo.com, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.

Lini një Përgjigje