TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shkurt 2025, 00:39

LVV nis festën në Prishtinë, Kurti: Populli i Kosovës më 9 Shkurt 2025 e ka mundur edhe Serbinë edhe Klan Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

LVV nis festën në Prishtinë, Kurti: Populli i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur festën në kryeqytet, pasi rezultatet preliminare e vendosin atë si forcën e parë politike në vend.

Mbështetësit e LVV-së janë mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës për të festuar këtë rezultat, pasi lideri i partisë, Albin Kurti, në një konferencë për media shpalli fitoren.

Po ashti ai foli para turmës ku tha 'se populli i Kosovës më 9 Shkurt 2025 e ka mujtë edhe Serbinë edhe Klan Serbinë'.

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe ka theksuar se kjo fitore është rezultat i punës së qeverisë së tij në mandatin e kaluar.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se për shkak të një problemi teknik me platformën elektronike, rezultatet po mblidhen manualisht nga vendvotimet.

Lini një Përgjigje