TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 23:38

Kaos me rezultatin e zgjedhjeve, reagon KQZ: Të dhënat do të mblidhen manualisht!

Shkruar nga Pamfleti
Kaos me rezultatin e zgjedhjeve, reagon KQZ: Të dhënat do të
Kreu i KQZ

Sistemi online i KQZ jashtë funksionit....

Ka reaguar sërish Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas anomalive dhe problemeve me shfaqjen e rezultateve të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Kosovë tha se pas problemeve që u shfaqën, KQZ ka vendosur që numërimi të bëhet manualisht.

Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë gjithçka ishte gati për rezultatet preliminare, por për shkak se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e këtyre të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë ti prezantojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike.

Për këtë arsye, KQZ u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të subjekteve politike, të cilat janë plotësuar”, deklaroi ai para mediave.

Ai tha se kjo do të sjellë dhe vonesa në nxjerrjen e rezultatit. “Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë, nuk e di, në ora 1, 3 apo 4 të mëngjesit. Do t’ju informojmë me kohë. Për këtë dështim të sistemit, do të kemi një analizë më vonë”, ka thënë ai.

 

Lini një Përgjigje