TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Korrik 2023, 09:22

Nuk ka qetësi për Mitrovicën e Veriut, raportohet për një shpërthim me shok-bombë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka qetësi për Mitrovicën e Veriut, raportohet për

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të 3 korrikut ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe.

Sipas Policisë, mjeti që ka shpërthyer dyshohet të ketë qenë shok-bombë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:52 në lagjen Tre rrokaqiejt. Zyrtarët policorë, sipas njoftimit, “nuk kanë hasur në dëme anësore” nga ky shpërthim.

Shok-bombat nuk konsiderohen mjete shkatërruese, megjithatë, ato prodhojnë zhurmë të madhe që çorienton shqisat.

Së fundmi, në komunat në veri të Kosovës, janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore. Sulmi i fundit me shok-bombë ndodhi në Zveçan më 18 qershor. Po ashtu, sulme me shok-bomba ka pasur edhe pranë stacioneve në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

shpërthim shok-bombë mitrovicën e veriut

Lini një Përgjigje