TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Korrik 2023, 22:56

Pas Ramës, del edhe Bujar Osmani me plan për qetësimin e situatës në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ramës, del edhe Bujar Osmani me plan për qetësimin e

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani u prezantoi sot në Shkup shefave të misionit te OSBE-së në Kosovë, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut një plan disa-pikësh për shtensionimin e gjendjes në veriun e Kosovës.

Plani, në fakt është identik me udhërrëfyesin e Bashkimit Evropian të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Osmani thotë se vendi i tij është mjaft aktiv në nxitjen e dialogut dhe uljen e tensioneve për shkak të rrezikut nga dëmevet e pariparueshme për rajonin.

Shefi i diplomacisë në Shkup shpreson se një udhërrëfyes apo plan nëntë-pikësh do të gjejë zbatim tek palët; ndonëse ky ‘udhërrëfyues’ nuk dallon shumë nga kërkesat që Brukseli dhe Uashingtoni ua kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin për zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Dialogu nuk ka alternativë, marrëveshjet duhet të implementohen. Çdo mosimplementim i marrëveshjeve të arritura, vetëm humb besimin ndërmjet palëve dhe në këtë mënyrë tensionon edhe më tej situatën. Pikat tjera të udhërrëfyesit kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me shtensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe nënkuptojnë: tërheqjen e menjëhershme të forcave speciale të Kosovës nga veriu i Kosovës, që nënkupton se policia e rregullt bashkë me KFOR-in dhe organizatat tjera të mbajnë rendin në veri. Kurse, Serbia të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake në veri të Kosovë. Të shpallen zgjedhje të reja në këto katër komuna, me qëllim të pjesëmarrjes së komunitetit Serb që do rikthejë legjitimitetin, legaliteti është aty, por legjitimitetin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë të krijohet besimi dhe rikthimi i komunitetit serb në institucionet e Kosovës dhe këtu OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë vetëm me ekspertizë, me këshilla dhe natyrisht me krijim të mirëbesimit për participimin e komunitetit serb atje, me fokus tek të rinjtë", tha Osmani.

bujar osmani kosova

Lini një Përgjigje