TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Korrik 2023, 14:32

Ndalimi i djalit të tij në Kosovë, Vuçiçit nuk i del inati: As bluzën dhe as flamurin serb nuk do ia dorëzoj njeriu

Shkruar nga Pamfleti

Ndalimi i djalit të tij në Kosovë, Vuçiçit nuk i

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish lidhur me vizitën e djalit të tij Danilos në Kosovë, i cili kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.

Ai ka përgënjeshtruar lajmin se policia e Kosovës e ka detyruar djalin e tij të heqë bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”.

“As bluzën dhe as flamurin serb, sa të jetë gjallë, nuk do t’ia dorëzojë askujt”, ka theksuar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se nuk është e vërtetë që Danilo ka shkuar në Vidovdan për të provokuar, pasi ka që prej 13 vitesh që shkon atje dhe asnjëherë nuk ka ofenduar askënd dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të shëmtuar.

Vuçiç tha se përkundër faktit se Danilo u ndalua tre herë atë ditë nga policia e Kosovës dhe sipas tij ata donin ta poshtëroni djalin e tij.

vucic ndalim policia kosove

Lini një Përgjigje