TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Korrik 2023, 22:00

BE asnjë tolerim për Kurtin, hyjnë në fuqi sanksionet ndaj Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

BE asnjë tolerim për Kurtin, hyjnë në fuqi sanksionet ndaj

Kosova është zyrtarisht një shtet i sanksionuar nga Bashkimi Europian. Pas rritjes së tensioneve në Veri dhe refuzimit të thirrjeve për qetësimin e situatës, Brukseli ka vendosur të marrë masa ndaj Kosovës. Qeveria është informuar se që nga data 28 qershor kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese.

Bashkimi Evropian ka thënë për mediat e Kosovës se tashmë është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.

Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje”, ka thënë BE.

Po ashtu një tjetër masë është se Kosova u la jashtë programit të dixhitlaizimit për Ballkanin. Bëhet fjalë për një projekt 7 miliardë euro.

Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor. Komisioni ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së.

Më tej ai ka thënë se masat e marra ndaj Kosovës janë të përkohshme në varësi të zhvillimeve në veri, teksa paralajmëroi se BE-ja po e monitoron edhe përmbushjen e kërkesave nga Serbia.

Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. “BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, tha ai për “Klan Kosovën”.

BE ka bërë thirrje që të marrë sa më shpejt fund konflikti në Veri dhe palët të ulen në tryezën e dialogut.

 

kosova sanksione

Lini një Përgjigje