
Plot 7.5 miliardë euro peshon marrëveshja që BE po nënshkruan me Ballkanin Perëndimor për programin e Evropës Digjitale. Por Kosova ka mbetur jashtë programit.
Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e këtij programi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.
Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.
“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, ka thënë Ministria e Ekonomisë për RTV Dukagjinin.
Ministria nuk ka dhënë detaje për arsyet e shtyrjes së nënshkrimit. Ky vendim vjen pak kohë pasi BE-ja paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos ndërmarrjes së hapave për uljen e tensioneve në veri të vendit.
Lini një Përgjigje