
Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm erëra të forta ka pushtuar disa rajone të Kosovës ditën e sotme, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa qytete.
Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive. Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.
Ndërkohë pamje të ngjashme janë regjistruar edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh ka kapluar edhe Prishtinën.
Lini një Përgjigje