TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Korrik 2023, 19:38

“Është Vuçiçi ai që duhet të kritikohet dhe jo Kurti”, Kusari-Lila: Agresori është Serbia, jo Kosova

Shkruar nga Pamfleti
“Është Vuçiçi ai që duhet të kritikohet
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, teksa komentoi tensionet me Serbinë, tha se nuk duhet të ngatërrojmë agresorin me viktimën.

Ajo tha se Kosova nga ana e saj ka treguar gatishmërinë që të bashkëpunojë në mënyrë që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetre e Kosovës. Por këtë po e ndalon presidenti i Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetër e Kosovës, a do shfaroset krimi, natyrisht që jo pasi ka edhe në vende të tjera, por të paktën liria e lëvizjes, pjesëmarrja në zgjedhje, punësimi, të mos jenë të diktuarat nga bandat e drejtuara nga Beogradi për t’u bërë presion serbëve në veri.

Raporti i fundit ka treguar se presioni kryesor ndaj tyre nuk bëhet nga qeveria, por nga Beogradi, ndaj është Vuçiçi ai që duhet të kritikohet e jo Kurti.  Ne nuk ishim agresori, duhet të ndalojmë së mbajmë me të mirë një ish-agresor duke besuar se ai u bë demokrat. Ai e tregoi se çfarë agresori është, ata hynë lidhën tre pakicë kufitar të Kosovës dhe i rrëmbyen”, tha për Euronews Albania, Mimoza Kusari-Lila.

kusari lila kurti vucici

Lini një Përgjigje