TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 21:00

Ndërkombëtarëve u soset durimi, Meloni paralajmëron serbët: Nuk do të tolerojmë asnjë sulm ndaj KFOR!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërkombëtarëve u soset durimi, Meloni paralajmëron

Situata në veri të Kosovës po agravon nga çasti në çast. Sot ndodhi një skenë e shëmtuar, pasi serbët sulmuan forcat e KFOR duke plagosur dhjetra ushtarë. Shumica e tyre ishin italianë dhe 3 janë në gjendje të rëndë në spital. Kjo ka bërë që të reagojë vetë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Ajo ka deklaruar se nuk do të ketë më tolerime nëse sulmohen forcat e KFOR.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve”, shprehet Meloni.

Nga ana tjetër ajo ka lëshuar një mesazh dhe për Kosovën. Meloni ka kërkuar që të bëhet një hap pas.

"Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve”, tha ajo.

Sipas saj, kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Më tej ajo ka shtuar se angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe se do të vazhdojë të punojë me aleatët.

Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, shprehet kryeministrja italiane.

 

meloni kfor

Lini një Përgjigje