
Vuçiç do të takojë ushtarët që janë dislokuar në kufi dhe do të monitorojnë nga afër situatën...
Aleksandër Vuçiç ka vendosur t’i hedhë “benzinë” zjarrit të konfliktit në Veri të Kosovës. Sot konflikti arriti kulmin, pasi u sulmuan forcat e KFOR duke lënë të plagosur dhjetra ushtarë. Pas këtyre zhvillimeve, Vuçiç ka dalë në një konferencë të menjëhershme shtypi, duke ju drejtuar popullit. Ai bëri fajtor Albin Kurtin për situatën, por edhe ka provokuar. Pas fjalimit, Vuçiç ka vendosur që të shkojë në kufirin me Kosovën.
Sipas mediave serbe, ai do të takojë ushtarët që janë dislokuar në kufi dhe do të monitorojnë nga afër situatën. Duhet theksuar se Vuçiç e vendosi në gatishmëri ushtrinë dhe qindra forca janë tashmë në kufi. Ai do e kalojë natën aty duke nxitur në këtë mënyrë më shumë tension. Kjo u kofirmua dhe nga vetë presidenti serb, i cili ka kërcënuar me luftë.
“Ne i dislokuam forcat tona në përputhje me situatën, në vendet ku mendojmë se është e nevojshme. Sonte do të vizitojmë disa vende me ushtarët tanë. Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë gjërat do të jenë ndryshe. Këtë ia kemi përcjellë edhe paktit të NATO-s. Për herë të fundit e përsëris dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që të arsyetojë me Alibin Kurtin. Jo me njoftime duke i dhënë liberalizimin e vizave, por për të marrë masa. Nëse nuk e bëjnë, kam frikë se do të jetë tepër vonë për të gjithë ne.
Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, por se nuk do të lejojmë vrasjen e serbëve në Kosovë”, tha ai.
Sa i takon fjalimit, Vuçiç sulmoi Albin Kurtin, duke e bërë atë përgjegjës për situatën e nderë në veri.
“Edhe pse kemi muaj që kemi thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë dhe ajo është për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën. Ai dëshiron një konflikt mes NATO-s dhe serbëve”, ka deklaruar Vuçiç.
Ai ka thënë se serbët e mbledhur në këto komuna, janë grumbulluar për të përdorur ndërtesat e tyre. Vuçiç ka shtuar se ndërkombëtarët nuk i kanë mbrojtur serbët.
Lini një Përgjigje