
Situata para objektit të Komunës së Zveçanit u tensionua pasi KFOR-i kërkoi që protestuesit të largohen, por ata nuk pranuan.
Mediat serbe nga ana tjetër raportojnë se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR-it, më shumë se 50 qytetarë kanë mbetur të plagosur. Sipas tyre ata janë paraqitur në qendrat shëndetësore me plagë të ndryshme të shkaktuara nga bombat shokuese, plumbat e gomës dhe municioni i vërtetë.
“Novosti” raporton se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, pas dëmtimeve të marra në përplasje me KFOR-in. Sipas medias serbe ai ndodhet aktualisht në sallën e operacionit dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij, pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në legen.
Gjithashtu ‘Novosti’ raporton se në mesin e të lënduarve është edhe doktor Dragisha Miloviç, ish-kryetari i komunës së Zveçanit, i cili sipas tyre është goditur në pjesën e gjoksit, por ende nuk dihet se me çfarë.
Lini një Përgjigje