TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 18:51

Tensionet në Veri, zv.kryeministri i Kosovës i "prerë": Kryetarët mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, zv.kryeministri i Kosovës i "prerë":

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, është shprehur Bislimi.

Kjo deklaratë e zëvëndëskryeministrit të Kosovës, erdhi pavarësisht se përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë - SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës - kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të vendit.

 

tensione veri kryetare komuna

Lini një Përgjigje