
Presidenti i serb, Aleksandër Vuçiç i është drejtuar popullit në një dalje për mediat, lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në fjalimin e tij Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si shkaktar dhe nxitës të tensioneve dhe konfliktit në komunat veriore. Ai shtoi se Kurti ka një arsye përse kërkon tensione në veri, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës ka si qëllim që të nxisë një konflikt mes Serbisë dhe NATO-s.
“Albin Kurti ka vetëm një dëshirë të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe Metohi, të çojë në gjakderdhje në të gjithë rajonin, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën dhe të kuptojë thelbin. Në tre ditët e fundit, edhe një njeri i dobët dhe analfabet politik mund të kuptonte se çfarë ishte përgatitur për sot. Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të ketë një konflikt mes serbëve dhe NATO-s dhe ai i cili është i vetmi përgjegjës, dëshiron t'i lajë duart Pilatit dhe të pretendojë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiç.
Ai shtoi gjithashtu se disa qytetarë serbë janë të lënduar ndërsa katër prej tyre janë arrestuar dhe po zhvillohen negociata me KFOR-in për lirimin e tyre. Vuçiç përmendi gjithashtu se gjithsej 41 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar, ku tre janë të plagosur rëndë dhe përgjegjës për të gjitha këto është Albin Kurti
“Për gjithçka është fajtor Albin Kurti. Unë paralajmërova për këtë, por askush nuk donte ta dëgjonte”, tha presidenti.
Lini një Përgjigje