
Pas kritikave të SHBA dhe BE ndaj qeverisë së Kosovës për aksionin në veri, ku u mbyllën disa struktura paralele serbe, ka ardhur një reagim edhe nga NATO, i cili ka thënë se janë të zhgënjyer pasi nuk janë koordinuar me KFOR-in.
Zëdhënësja e NATO’s, Farah Dakhlallah me anë të një postimi në rrjetin social “X”, deklaroi se pavarësisht që ka pasur zotime nga Qeveria e Kosovës që aksione të tilla do të koordinohen me KFOR’in, kjo përsëri nuk është bërë.
Më tej zëdhënësja shtoi se duhet de-përshkallëzim dhe angazhim i plotë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Very disappointed at yesterday's actions in northern Kosovo which were not coordinated w/@NATO_KFOR despite repeated pledges to do so. KFOR is fully prepared to uphold its UN mandate UNSCR 1244 for all communities in Kosovo. Need de-escalation & full engagement in the EU Dialogue
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) August 31, 2024
“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, thuhet në reagim.
Lini një Përgjigje