
Ndërkombëtarët me sytë nga Veriu i Kosovës pas mbylljes së komunave dhe planeve për të hapur urën e Ibrit...
Riaktivizohen tensionet në Veri të Kosovës. Shkak këtë herë është bërë një aksion që ka nisur policia në veri, duke sjellë dhe mbylljen e 5 komunave paralele serbe. Sipas qeverisë së Kosovës, ato përbëjnë kërcënim për rendin kushtetuese. Operacioni u kritikua fort nga BE dhe SHBA, teksa janë dhnë sinjalet për incidente.
Policia e Kosovës tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyen në Leposaviq, afërsi të objektit ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë.
“Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, tha Policia e Kosovës.
Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.
Pas këtyre zhvillimeve KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër.
Mbi urën që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it.
Veprimi i Prishtinës zyrtare u kritikua menjëherë nga e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos hedhë hapa të njëanshëm e të pakoordinuar.
Kjo lëvizje e ekzekutivit të Albin Kurtit i shtohen pakënaqësive të mëhershme të vendeve partnere me synimin tij për hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe KFOR-i janë shprehur kundër hapjes së urës në këtë moment, e teksa është kërkua që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit, ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi se një hap i tillë mund të përbëjë për rrezik për ushtarët amerikanë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë.
Lini një Përgjigje