TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Gusht 2024, 23:00

Pas SHBA, ambasada gjermane reagon për mbylljen e 5 komunave serbe: Zhgënjim për veprimet e pakoordinuara të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA, ambasada gjermane reagon për mbylljen e 5 komunave serbe:

Edhe ambasadori gjerman ka ndarë të njëjtin shqetësim me ambasadën amerikane në Prishtinë lidhur me aksionin e sotëm të qeverisë së Kosovës që mbylli 5 komuna serbe në veri.

Ambsadori Jorn Rohde ndan të njëjtin qëndrim lidhur me veprimin e pakonsultuar të qeverisë Kurti.

Më tej shton në X se nuk duhen më kriza të panevojshme për heqje e barrierave që pengojnë integrimin.

"Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet @USEmbPrishtina në shprehjen e shqetësimeve dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara në lidhje me integrimin rajonal dhe evropian. Jo më kriza të panevojshme", thekson ambsadori Jorn Rohde në X.

kosove ambasada gjermane shba 5 komuna serbe mbyllje

Lini një Përgjigje