TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Gusht 2024, 12:31

Vuçiç nënshkroi marrëveshje me Macron për blerjen e avionëve ushtarakë, reagon Albin Kurti

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç nënshkroi marrëveshje me Macron për blerjen e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me marrëveshjen që Serbia nënshkroi një ditë më parë për blerjen e avionëve francezë Rafale.

Kurti u tregua i kujdesshëm në reagimin e tij. Ai preferoi të shmangte një koment të drejtpërdrejtë, por u shpreh se Kosova kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, e këtu përfshihet edhe Franca.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, thotë Kurti.

Serbia nënshkroi mbrëmjen e djeshme me Francën paktin për blerjen e avionëve të avancuar ushtarakë franceze në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Marrëveshja me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, është pjesë e strategjisë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

Presidenti Macron e quajti marrëveshjen historike dhe të rëndësishme dhe vlerësoi guximin strategjik të Serbisë, duke theksuar se ajo është vend me rëndësi për sigurinë në Europë.

Lini një Përgjigje