TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Gusht 2024, 15:33

Vjosa Osmani “thumbon” Albin Kurtin nga Praga: Kur s’ka koordinim me SHBA merr sukses momental, jo të qëndrueshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Vjosa Osmani “thumbon” Albin Kurtin nga Praga: Kur s’ka

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur në forumin e sigurisë “GLOBSEC” duke vlerësuar maksimalisht aleancën me ShBA-të, që sipas saj është aleanca më e rëndësishme.

Osmani ka vlerësuar se kur ka koordinim me ShBA-të, suksesi është më i qëndrueshëm për Kosovën, një përgjigje kjo që duket se i drejtohet kryeministrit Albin Kurti, pas vendimit të tij për të mbyllur zyrat e komunave serbe në veri.

“Është aleanca më e rëndësishmja, më ekzistencialja, aleanca më e fortë që e kemi ndërtuar ndër vite. Në vitet më të errëta, ShBA-ja ruajti popullin e Kosovës. Kur është baza e suksesshme, sfidat pastaj janë të kalueshme. Kur ka koordinim me ShBA-në, suksesi është më i qëndrueshëm, e kur nuk ka koordinim suksesi është momental, pasi mund të bësh hapa prapa”, tha Osmani.

shba sukses momental albin kurti vjosa osmani praga

Lini një Përgjigje