TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Prill 2023, 14:30

“Liria ka emër”/ Nesër gjyqi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, mijëra qytetarë protestojnë për drejtësi në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“Liria ka emër”/ Nesër gjyqi në Hagë kundër

Mijëra qytetarë në Kosovë janë organizuar në një marshim solidarizues, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët po bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Marshimi për drejtësi ka bërë bashkë gjithë skemën politike, shoqërinë civile, personalite të ndryshme e bashkësi fetare.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë deklaruar se ish-krerët e UÇK-së nuk po përballen me akuza dhe procese gjyqësore për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por sepse emrat e tyre lidhen me luftën e Kosovës për liri.

Duke i cilësuar të pabaza akuzat dhe të padrejtë zvarritjen e hetimeve, organizatorët e marshimit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

“Liria ka emër”/ Nesër gjyqi në Hagë kundër

“E vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.”-kanë thënë organizatorët Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli. 

Marshimi “Liria ka emër” nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të mbyllet në sheshin “Skënderbeu”

Marshimi mbahet një ditë para se të nisë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UCK në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Ata do të dalin nesër në gjyq për krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit. Procesi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Akuzat që përfshijnë vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë, lidhen me periudhën e luftës, më 1998/99.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për 10 akuzat e ngritura ndaj tyre  për arrestime, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.  Krimet pretendohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa zona në Kosovë, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

nesër gjyqi në hagë ish-krerëve të uÇk-së kosovë

Lini një Përgjigje