TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Prill 2023, 22:11

Arrestimi i serbit për djegien e makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i serbit për djegien e makinave në veri të

Lista Serbe ka kërkuar lirimin e serbit të arrestuar ditën e sotme për djegien e makinave në veri të Kosovës. Në një reagim të bërë, përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit, duke paralajmëruar se në rast të kundër do të ngriheshin në protesta.

Ata thanë se arrestimi i serbit është i pabazë dhe e quajtën atë rrëmbim nga ana e njësiteve speciale të Kurtit.

“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve. Të bëjmë të qartë, ky nuk do të jetë ndonjëfarë paralajmërimi porse ngritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit mbi qytetarët e pafajshëm”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

djegia e makinave veri të kosovës lista serbe

Lini një Përgjigje