TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Mars 2026, 13:10

Kurti propozon Konjufcën për president, kërkon mbështetjen e LDK-së

Shkruar nga Pamfleti
Kurti propozon Konjufcën për president, kërkon mbështetjen e
Kurti propozon Konjufcën për president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar emrin e Glauk Konjufcës për postin e presidentit dhe i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës mbështetje për ta votuar atë në Kuvend.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, kjo lëvizje sinjalizon se Kurti nuk synon një mandat të ri për Vjosa Osmanin në krye të shtetit.

Propozimi është paraqitur gjatë takimit që Kurti zhvilloi sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit. Bëhet fjalë për takimin e tretë mes dy liderëve brenda javës, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas mediave, Kurti i ka kërkuar Abdixhikut që deputetët e LDK-së të kontribuojnë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e Konjufcës.

Pas përfundimit të takimit, LDK-ja ka mbledhur strukturat drejtuese për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë. Nënkryetari i partisë, Kujtim Shala, deklaroi se pas konsultimeve do të ketë një qëndrim publik.

Nga ana tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, gjatë kohës kur zhvillohej takimi, tha se po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme. Ajo nuk përmendi emra konkretë, por theksoi se do të shfrytëzohen të gjitha kompetencat për të evituar një proces të ri zgjedhor.

Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, u shpreh se qëndrimin e tij lidhur me çështjen e presidentit e ka dhënë brenda partisë dhe se do t’i përmbahet vendimit që do të marrin strukturat e saj.

kurti konjufca president

Lini një Përgjigje