TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Mars 2026, 15:37

“Konsensusi politik duket i pamundur”, Abdixhiku flet pas takmit me Kurtin: Nuk na u propozua asnjë emër, s’jemi kundër as për Osmanin!

Shkruar nga Pamfleti
“Konsensusi politik duket i pamundur”, Abdixhiku flet pas takmit me
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se arritja e një konsensusi politik mes partive shqiptare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës duket se është i pamundur.

Pas një takimi dyorësh me kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se çështja e presidentit mbetet shumë e vështirë në këtë fazë.

“Të them të drejtën, e shoh shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik në këtë moment brenda partive politike shqiptare”, u shpreh ai pas bisedimeve.

Abdixhiku shtoi se ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, por se nuk ka asnjë kandidat specifik të prezantuar deri më tani.

“Nuk na është kërkuar vota për ndonjë emër specifik. LDK-ja me 15 deputetë as s’mund të caktojë emër për kandidat në këtë fazë e besa as s’mund ta nominojë dikë, sepse siç e dini, duhen 30 nënshkrime”, tha kreu i LDK-së.

Ai shtoi se nuk kanë qëndrime refuzuese ndaj askujt, e sidomos ndaj presidentes aktuale Vjosa Osmani. Sipas tij, ktualisht nuk u është propozuar asnjë emër për të cilin u janë kërkuar firmat. Abdixhiku theksoi se do ta njoftojë grupin parlamentar të partisë për zhvillimet e takimeve të fundit.

Kujtojmë se afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit skadon më 4 mars, ndërsa pa një shumicë të cilësuar (80 vota) në Kuvend, Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose një krize institucionale të re.

lumir abdixhiku kurti

Lini një Përgjigje