Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se Shqipëria do ta listojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste dhe mbështeti përpjekjet për të ndalur kapacitetin bërthamor të Iranit, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani thekson se Kosova mbështesin veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t'i dhënë fund regjimit iranian.
“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve e Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t'i dhënë fund regjimit iranian dhe për t'i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, shkroi presidentja Osmani.
Kosova mban marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe me një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Lindjes së Mesme, ndërsa nuk ka marrëdhënie me Iranin, i cili nuk e njeh pavarësinë e saj.
Reagimet e fundit të Tiranës dhe Prishtinës vijnë në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të koordinuara amerikano-izraelite ndaj objektivave në Iran.
Lini një Përgjigje