TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Mars 2026, 10:15

Kurti e kandidoi për president, Glauk Konjufca fajëson opozitën: Le ta propozojnë Osmanin, unë e votoj

Shkruar nga Pamfleti
Kurti e kandidoi për president, Glauk Konjufca fajëson opozitën:
Glauk Konjufca

Kandidati për president nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi se përgjegjësia për të paraqitur një kandidat alternativ për president i takon opozitës.

Sipas tij, mospropozimi i një emri tregon se partitë opozitare po orientohen drejt zgjedhjeve.

Konjufca tha se Vetëvendosje nuk planifikon të paraqesë një kandidat tjetër, duke theksuar se kjo duhet të vijë nga opozita.

“Nuk e bëjmë sepse duhet ta bëjë opozita”, u shpreh ai kur u pyet pse nuk po propozojnë një emër tjetër.

Ai përmendi edhe mundësinë që opozita të propozojë emra konkretë, përfshirë presidenten aktuale Vjosa Osmani.

“Po, pra Vjosa Osmanin ose këdo që dëshirojnë. Edhe unë vetë kam me votu, po ata nuk po duan me propozu”, tha Konjufca.

Sipas tij, nëse opozita nuk paraqet asnjë kandidat, kjo do të thotë se ajo po e zgjedh rrugën e zgjedhjeve.

“Nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe një neutral le ta gjejnë, atëherë kjo është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje. Nga ana e opozitës, jo nga ana jonë”.

Konjufca shtoi se nuk e përjashton mundësinë që opozita të propozojë dikë tjetër për këtë post dhe se ai do ta mbështeste një kandidat të tillë.

“Unë nuk e përjashtoj. Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Ka shumë njerëz më të përgatitur se unë. Le ta propozojnë ata njërën…”.

glauk konjufca glauk konjufca president

Lini një Përgjigje