
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit duhet të ketë të paktën dy kandidatë që garojnë për këtë post.
Sipas saj, aktualisht nuk janë plotësuar kushtet procedurale për zhvillimin e seancës, pasi kandidatët duhet të sigurojnë mbështetjen e të paktën 30 deputetëve për të hyrë në garë.
“Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërras seancën për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haxhiu.
Ajo theksoi gjithashtu se procesi është në kufijtë e afatit kushtetues, duke shtuar se kanë mbetur edhe rreth 30 orë kohë përpara përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Lini një Përgjigje