TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Mars 2026, 16:12

Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme, ambasada gjermane në Prishtinë: Shpresojmë që presidenti të zgjidhet brenda afateve

Shkruar nga Pamfleti

Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme, ambasada gjermane në

Kosova është në prag të periudhës kur do të duhet të përmbyllet procesi i zgjedhjes së presidentit të ri. Pavarësisht takimeve të kreut të LVV-së, Albin Kurti, me krerët e PDK-së dhe LDK-së, ende s’ka asnjë marrëveshje apo emër konkret. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila shpreson që presidenti i ri të zgjidhet brenda afateve për të shmangur kthimin ne periudhat e pasigurisë dhe kufizimeve institucionale.

Zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine, është shprehur se Gjermania pret që të gjitha partitë politike të veprojnë në interesin më të mirë të qytetarëve.

Ambasada Gjermane shpreson që një President i ri të zgjidhet brenda afateve për të shmangur kthimin në një periudhë pasigurie dhe funksionimi të kufizuar institucional dhe për të siguruar përparim në rrugën e integrimit evropian. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve që përfaqësojnë”, ka thënë Heine për Gazetën Express.

kosova presidenti gjermania

Lini një Përgjigje