TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Mars 2026, 15:17

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, LDK-ja ‘lan duart’: Përgjegjësia për emrin e ri i takon Vetëvendosjes!

Shkruar nga Pamfleti
Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, LDK-ja ‘lan
Kryetarja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për ndonjë takim me kryetarin Lumir Abdixhiku. Ajo ka theksuar se përgjegjësinë për çështjen e presidentit e mban partia në pushtet.

E pyetur rreth raportimeve se Vjosa Osmani mund të bëhet pjesë e listës së LDK-së, ajo tha se gjithçka i takon të ardhmes.

“Deri në këtë moment, partia e parë e mban përgjegjësinë për të prezantuar një emër për president edhe për ta thirrur seancën me 30 nënshkrime. Deri në këtë moment s’kemi ndonjë kandidat që është prezantuar. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes, ashtu siç e kemi edhe obligim, edhe siç i takon secilës parti parlamentare në një shtet demokratik. Për këtë e kemi shfaqur gatishmërinë tonë, po varet nga partia më e madhe parlamentare, e cila i ka numrat edhe për ta përmbyllur këtë proces edhe për t’i dhënë kahe. Është vërtetë për keqardhje që nuk kemi qartësi të procesit dhe nuk kemi ndonjë emër për president”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu e ka mohuar të ketë marrë Abdixhiku ftesë për takim nga i pari i LVV-së. Ajo ka hezituar të përgjigjet direkt nëse Osmani do të jetë pjesë e listës së LDK-së, sikurse u raportuar një ditë më parë.

“Nuk kam parë që ka një takim. Jo, s’ka as ftesë për kryesi, as për seancë. Ne vetëm po presim që të ketë ftesa. Si parti parlamentare kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në dialog, në diskutime, të vijmë drejt një emri konsensual ose përmes një marrëveshjeje politike. Gatishmëria e LDK-së ka qenë totalisht në dispozicion. Ne numrat nuk i kemi të vetëm që të prezantojmë asnjë emër dhe as ta bëjmë zgjedhjen e presidentit. Prandaj gatishmërinë tonë e kemi ofruar dhe kemi marrë pjesë për aq sa na ka takuar“, ka shtuar Lushaku-Sadriu.

kosova ldk presidenti

Lini një Përgjigje